Marrëveshja për refugjatët/ Protestë në portin e Shëngjinit, i kërkojnë kryeministrit të tërhiqet
Marrëveshja mes Qeverisë Italiane dhe asaj shqiptare për refugjatet, ka nxitur reagimin e qytetareve dhe aktivisteve të shoqërisë civile. Ata kundërshtojnë këtë marrëveshje dhe në shenjë proteste u mblodhën në hyrje të Portit të Shëngjinit, i cili është përcaktuar të kthehet në pikë pritëse për refugjatet.
“Ne borxhet dimë se si ti lajmë por këtu nuk po presim italianët, ne jemi këtu për ta kundërshtuar këtë gjë, për ti thënë zotit Rama, tërhiqu nga negociatat nuk ka marrëveshje me Italinë por ka një marrëveshje Rama me Melonin. Minimalisht duhet të pyeste shqiptarët”, tha aktivisti Aulon Kalaja.
“Në çfarëdolloj forme të përpiqet kryeministri nuk do ta realizojë sepse banorët e Lezhës do ta vrasin frikën”, tha avokati Nder Molla.
Marrëveshja mes Shqipërisë dhe Italisë parashikon ndërtimit e dy qendrave për pritjen e refugjateve, njëra në Portin e Shëngjinit dhe tjera në zonën e Gjadrit në Lezhë, ku do të akomodohen dhe qëndrojnë deri sa të shqyrtohen kërkesat e tyre për azil.