Sekretari për Marrëdhëniet me Publikun në Partinë Demokratike (PD), Edvin Kulluri tha sot se çështja e listave të hapura dhe votës së emigrantëve nuk është çështje e PD-së, por e sistemit demokratik.
Në një reagim në rrjetet sociale, Kulluri shkruan se tre-katër vetë po e çmontojnë në një tryezë pazari apo marrëveshjeje pa marrëveshje vendimet e Gjykatës Kushtetuese për listat e hapura dhe votimin e diasporës.
“Ajo çfarë po ndodh me Reformën Zgjedhore është një turp për PS dhe Rithemelimin. Rama ky “progresist i madh”, “intelektual modern” e të tjera furça si këto dhe “Legjenda i Demokracisë” po zhbëjnë hapur dy vendimet e Gjykatës Kushtetuese lidhur me Listat e Hapura dhe Votën e Diasporës. Mirëpo sistemi demokratik, Gjykatën e Kushtetutës e ka garantë të Kushtetutës përkundrejt lirive politike dhe ekonomike të individit apo grupeve sociale dhe të interesit”, shkruan ai.
Duke cituar vendimet e Gjykatës Kushtetuese për këto dy çështje, Kulluri shprehet se, “Kushtetuesja është shprehur qartë për “votën parapëlqyese” si koncept i përcaktuar në Kushtetutë dhe “të drejtën e çdo qytetari për të zgjedhur dhe për tu zgjedhur”, dhe këto vendime janë rrëzuar në një tryezë anti-kushtetuese”
Ndaj propaganda e Ramës për Sazanin dhe Berishën për “rrëgjimin”, vazhdon Kulluri, janë thjeshtë propagandë idiote dhe perverse, ndërkohë që Shqipëria udhëhiqet si një autokraci bi-partizane.
“Rama dhe Berisha nuk janë të vetëm në këtë marrëzi anti-demokratike. Ata rrethohen nga një tufë frikacakësh që nuk duan votën e lirë por “emërimin” në Kuvend nga Listat e Kryetarit! Kjo është kriza e vërtetë për të cilën çmimin e paguan vullneti i penguar e i ndrydhur i qytetarëve. Kjo është çështje lirie dhe jo emrash” shton ai.
Sakaq Kulluri i bënë thirrje gjithë faktorëve politik dhe shoqëorë që të bëhen bashkë për të prishur këtë atentat kushtetues të bërë nga dyshja Rama-Berisha.
“Partia Demokratike dhe çdo parti tjetër që nuk e konsiderojnë veten “çeta” kryetarësh duhet të përballen me këtë “atentat” ndaj Kushtetutës dhe lirive politike të shqiptarëve! Përndryshe nuk ka asnjë kuptim të mbledhim tryeza apo firma për peticione nëse nuk gjejmë rrugën për të fituar këtë betejë për demokracinë e jo për disa kryetarë partish apo oborrin e tyre. Asgjë nuk të fal kush e aq më pak lirinë”, përfundon Kulluri.
Në një intervistë për “The Times”, Viktor Montaljani i ka kërkuar Federatës së Futbollit që…
Universiteti i Shkodrës “Luigj Gurakuqi” organizoi ligjëratën akademike me temë: “Metodologjitë e kërkimit në një…
Hyrja e qytetit të Shkodrës vijon t’i nënshtrohet punimeve duke i çelur kështu rrugë projektit…
Zef Çukaj dhe Simon Çukaj prej ditësh janë rikthyer nga Anglia dhe Italia, vende ku…
Teksa inspektoi investimin që po bëhet në furnizimin me ujë vaditës të fshatrave Shelqet, Pistull…
Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Familjes, në shkollën “Pashko Vasa” u organizua aktiviteti festiv…
This website uses cookies.