Marrëveshja RTSH-AIDSSH, më shumë akses te dosjet dhe më tepër informim të publikut

SHKODRA

SHKODRA

Radio Televizioni Shqiptar dhe Autoriteti mbi Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit kanë arritur një marrëveshje bashkëpunimi. Marrëveshja u nënshkrua nga Drejtori i Përgjithshëm i RTSH-së, Alfred Peza dhe Kryetarja e Autoritetit të Dosjeve, Gentiana Sula.

Falë këtij bashkëpunimi, Radio Televizioni Shqiptar do të sigurojë materiale të bollshme arkivore të ish- sigurimit të periudhave 1945-1990, për të pasuruar kështu grilën e tij programore, ndërsa do bashkëpunoje me Autoritetin mbi projekte të përbashkëta, me fokus mbajtjen gjallë të kujtesës kolektive.

“Kjo marrëveshje pasuron autoritetin me një partner të pazëvendësueshëm, siç është Televizioni Publik Shqiptar. Televizioni Publik me shumë kanale të komunikimit, sidomos me RTSH Shkollë na krijon mundësinë më të madhe për të jetësuar planet për një platformë për mësimin e historisë, për të gjitha moshat, përmes filtrave profesionalë apo metodave bashkëkohore dhe me një gjuhë që fëmijët dhe mësuesit do ta pëlqejnë”, u shpreh Sula.

Drejtori i Përgjithshëm, Alfred Peza dhe kryetarja e Autoritetit të Dosjeve, Gentiana Sula vizituan mjediset e arkivës, ku mbahen dosje të periudhave të ndryshme, tashmë të aksesueshme për qytetarët e interesuar apo për studiuesit.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.