Dhoma e Ulët e Parlamentit Italian miratoi me 273 vota pro dhe asnjë kundër ratifikimin dhe zbatimin e marrëveshjes ndërmjet Republikës së Italisë dhe Republikës së Shqipërisë për sigurimet shoqërore. Kjo marrëveshje u nënshkrua në Romë më 6 shkurt 2024 mes ministrave të Jashtëm të dy vendeve Igli Hasani dhe Antonio Tajani.
Dokumenti rregullon përfitimet e pensioneve, papunësisë, sëmundjeve dhe amësisë së atyre që ushtrojnë ose kanë ushtruar një aktivitet si të punësuar ose të vetëpunësuar në të dy shtetet.
Pr.ligji tani i kalon Senatit dhe nëse Dhoma e Lartë e Parlamentit italian e miraton, marrëveshja për sigurimet shoqërore quhet e ratifikuar plotësisht.
Janë rreth 500 mijë shqiptarë që përfitojnë nga marrëveshja me Italinë, si dhe 4 mijë shtetas italianë që përfitojnë pension në Shqipëri. Për të marrë pension në Itali duhen 20 vite pune, ndërsa për të përfituar pension në Shqipëri mjaftojnë 15 vite pune.
Tifozët e Trabzonsporit kanë vendosur një rekord të ri në UEFA Youth League. 40,368 tifozë…
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka bërë me dije se më…
Shqipëria është bërë vendi i 99-të që i bashkohet Drejtorisë së Çelësave Publikë (PKD) të…
Ka nisur faza e dytë e Programit Kombëtar të Zhvillimit Profesional të Mësuesve, një nga…
Nga investimi më i ri që ka nisur në Shkodër, kryebashkiaku Benet Beci i ka…
Barazimi i arritur në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë, midis Vllaznisë dhe…
This website uses cookies.