Marrëveshje me Agjencinë italiane Antikorrupsion, Manja në Romë: Këtë strukturë do ta ngremë edhe në Shqipëri

387ac8d7fd3e40138b105cec0d48d613

387ac8d7fd3e40138b105cec0d48d613

Në kuadër të përforcimit të marrëdhënieve juridiksionale Shqipëri – Itali në sistemin e drejtësisë, ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja është nisur diten e djeshme për një vizitë zyrtare në Romë.

Gjatë vizitës zyrtare dy ditore, Manja, do të zhvillojë takime të nivelit të lartë politik të shtetit italian dhe të sistemit gjyqësor.

Gjithashtu bëhet e ditur se do të nënshkruhet një “Marrëveshje Mirëkuptimi” me Agjencinë Kombëtare Italiane Antikorrupsion, që do të shërbejë në forcimin e bashkëpunimit në këtë fushë, duke sjellë praktikat më të mira nga vendi fqinj.

Kjo marrëveshje shënon një hap cilësor në vizionin tonë për shndërrimin e drejtorisë antikorrupsion në një agjenci të mirëfilltë antikorrupsion në varësi të MD-së”, tha Manja.

Gjatë vizitës zyrtare, Manja do të  takojë edhe ministrin e Drejtësisë Italiane, Carlo Nordio, me të cilin do të diskutojë për zgjerimin e bashkëpunimit ndërmjet dy ministrive në fushën civile dhe penale.

Manja parashikohet të zhvillojë edhe takime të tjera të nivelit të lartë, si takimi me presidentin e Shkollës së Magjistraturës, Giorgio Lattanzi, takimi i përbashkët me presidenten e Gjykatës së Lartë së Kasacionit, Margherita Cassano dhe Prokurorin e Përgjithshëm, Luigi Salvato, si dhe një takim i përbashkët me Kryetarin e Komisionit të Drejtësisë, Ciro Maschio dhe anëtarë të tjerë të komisionit.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.