Marshim kundër krimit – PD Shkodër fton qytetarët të shtunën ora 12.00 përpara Bashkisë
Partia Demokratike , dega Shkodër do të organizojë ditën e shtunë një marshim proteste kundër krimit.
Në emër të kësaj partie, anëtarja e Këshillit Bashkiak , Izmira Ulqinaku doli me një deklaratë , me anë të së cilës i bëri thirrje të gjithë qytetarëve për t’ju bashkuar kësaj proteste.
DEKLARATA
“Ne emer te Partise Demokratike, i bej thirrje te gjithe qytetareve te Shkodres, te gjithe prinderve qe kane vendosur te rrisin dhe edukojne femijet ne kete qytet, te behen bashke ne marshimin proteste, diten e shtune me date 2 nentor, ora 12, para Bashkise Shkoder.
Shkodra qyteti i artit e kultures, qyteti i kenges e humorit, sot eshte transformuar ne kopjen e shemtuar te Palermos.
Shkodra, Zonja e madhe, tashme eshte kryeulur nga kthetrat e krimit. Me bekimin e Edi Rames, qyteti jone eshte e nenshtruar nga te fortet, te cilet sundojne qytetin.
Pasiguria ndihet kudo!
Situaten nuk e zgjidh dot Rilindja e as banda e policise. Ata jane pale ne fushata, per te ruajtur njeri tjetrin.
Ky terror qe po instalon Edi Rama ne Shkoder, do ti kthehet shpejt ne boomerang!
Diten e shtune, ne do te marshojme per liri.
Do te marshojme kunder kthetrave te krimit.
Do te marshojme per ti kthyer lavdine Shkodres; per ti kthyer qetesine banoreve te saj.
Do te marshojme per rendin e sigurine e munguar.
Bashkohuni me ne, te shtunen, ne pedonale para bashkise, ora 12:00, ne marshim!”.