Marshimi i opozitës kundër krimit/Marshimi u shoqërua nga thirrjet kundër qeverisë dhe kryeministrit Rama
Partia Demokratike thirri këtë të shtunë në një marshim kundër krimit qytetarët shkodranë dhe më gjerë pas ngjarjes së fundit ku u vranë 3 persona mes të cilëve edhe një kalimtare e rastit.
Marshuesit u grumbulluan në sheshin para Bashkisë dhe nisën ecjen e tyre përgjatë qendrës së qytetit me pankartën ku shkruhej: “Qytetërimi është më i fortë se krimi, po na vrasin, duhet reagim”.
“Kjo është një thirrje kundër krimit që vjen si një akt solidariteti për qytetin e pamposhtur”, u shprehën për mediat eksponentë të opozitës. Marshimi u shoqërua nga thirrje kundër kryeministrit Rama dhe qeverisë së tij por mbarëvajtja e saj ishte e qetë dhe pa incidente.