Martesa mes së njëjtës gjini/Reagon kisha katolike, është e papranueshme
Kisha Katolike ka reaguar në lidhje me ceremoninë simbolike martesore të çiftit të së njëjtës gjini,një ditë më parë. Martesa mes personave të së njëjtës gjini është e papranueshme dhe kategorikisht e ndaluar.Kisha katolike sqaron po ashtu se personi në foto edhe pse paraqitet nga ana e jashtme me veshjen e një kleriku katolik, nuk ka asnjë lidhje me Kishën katolike. Lejimi dhe publikimi i ceremonive të tilla në institucionet shtetërore janë të papranueshme për sa kohë martesat mes të njëjtës gjini nuk janë të aprovuara me ligj në vendin tonë përfundon në reagimin e tij kisha katolike.