Martesa mes të njëjtës gjini në Greqi – Kisha Ortodokse njofton “kundërshtim të fuqishëm”
Kisha ortodokse greke ka njoftuar zyrtarisht se kundërshton martesën e të njëjtit seks dhe projektligjet që e promovojnë atë. Vendimi doli pas një takimi të jashtëzakonshëm të Sinodit të Shenjtë të kryesuar nga Kryepeshkopi Hieronymus i Athinës. “Kisha e Greqisë njeh vetëm sakramentin e shenjtë të martesës së krishterë dhe refuzon martesën civile pavarësisht nga gjinia.
Kisha refuzon martesën civile të ‘çifteve të të njëjtit seks’ për arsyen e mëtejshme se kjo çon në mënyrë të pashmangshme për ‘prindërimin e të njëjtit seks’ nëpërmjet birësimit ose amësisë zëvendësuese.
Ky legjislacion bie ndesh si me antropologjinë e krishterë ashtu edhe me detyrimin e shoqërisë për të garantuar prosperitet dhe edukim të drejtë, si dhe me të drejtën e fëmijëve për praninë dhe kujdesin e babait e të nënës. Për të gjitha këto arsye, Kisha jonë e shenjtë kundërshton me vendosmëri projektligjin e promovuar”, tha zëdhënësi i Sinodit të Shenjtë Ierotheos.
Përgjigja e Kishës Ortodokse Greke erdhi pasi një projekt-ligj i qeverisë greke mbështet martesën e të njëjtit seks, ndërsa një projekt-ligj i paraqitur nga opozita kërkon gjithashtu njohjen e amësisë surrogate.