Sezoni 2025 i Jorge Martin dhe Aprilia fillon me një dëmtim të rëndë. Gjatë ditës së parë të testeve zyrtare të MotoGP në Sepang, kampioni në fuqi i botës pësoi një rënie në kthesën 2, e cila i shkaktoi dëmtime këmbës së majtë dhe dorës së djathtë.
Spanjolli u dërgua në qendrën mjekësore për kontrollet e para dhe më pas në spitalin aty pranë Nilai (6 km nga Sepang) për kontrolle të mëtejshme.
Martin do të qëndrojë nën vëzhgim gjatë natës dhe do të kthehet në Evropë të enjten për t’iu nënshtruar një operacioni.
“Nuk është fillimi më i mirë i sezonit 2025! Por ‘Martinator’ do të kthehet më i fortë”. Kështu komenton në Instagram piloti i Aprila-s, Jorge Martin për përplasjen në ditën e parë të testimit të MotoGP në Sepang me Aprilia-n e tij të ri.
Një lajm i bujshëm vjen nga Amerika: Donald Trump do të jetë presidenti i parë…
Është mbyllur në barazim pa gola 0-0 ndeshja mes Elbasanit dhe Vllaznisë, e vlefshme për…
Këshilli i Evropës ka bërë të ditur se Bashkimi Evropian ka hedhur bazat ligjore për…
Adoleshenca është mosha kryesore e formimit të personalitetit, është një fazë e zhvillimit fizik dhe…
Adoleshenca është mosha kryesore e formimit të personalitetit, është një fazë e zhvillimit fizik dhe…
Paraqitja e Hakan Çalhanoglu në derbin e Milanos nuk ka bindur Simone Inzagin. Mesfushori turk…
This website uses cookies.