Categories: LajmeSportFutboll

Martinez: Nuk është një sfidë Ronaldo- Mbappe, kritikat na bëjnë më të fortë

Portugalia do të përpiqet të përsërisë arritjen e vitit 2016, duke dalë në fushë të premten në orën 21:00 në “Volksparkstadion” në Hamburg kundër Francës në sfidën e vlefshme për çerekfinalet e Euro 2024.

Roberto Martinez, trajneri i portugezëve, prezantoi ndeshjen kundër “bluve”: “Ne jemi gati dhe të fokusuar, jemi shumë autokritikë për t’u përmirësuar. Stili ynë është i qartë dhe nuk duhet të ndryshojmë nga ndeshja në ndeshje, edhe pse duam të jemi të paparashikueshëm”.

Më pas trajneri foli edhe për kritikat që i kanë rënë skuadrës së tij ditët e fundit: “Mendoj se janë pjesë e punës sime, ka shumë të dhëna që i përdorim për të marrë vendime. Kritikat tregojnë pasion ndaj skuadrës dhe e pranoj. Nuk jam dakord me faktin se ne nuk rrezikojmë dhe nuk kemi personalitet në fund të lojës: ka shumë të dhëna që tregojnë të kundërtën, por është objektive që duhet të shënojmë më shumë”.

Martinez nuk ka dashur të zbulojë zgjedhjet e formacionit: “Nuk dua ta prek këtë temë. Nuk kam folur ende me lojtarët, por jemi mirë. Kemi luajtur 4 ndeshje dhe kemi futur në fushë 23 lojtarë kundrejt 18 të Francës.  Ata janë të gjithë në formë dhe të përgatitur.”

Është e pamundur të mos flasësh për Cristiano Ronaldon: “Ai është një lojtar me një CV të pabesueshme, po thyen të gjitha rekordet. Freskia që sjell është befasuese, ai është shembull për të gjithë ekipin sepse dëshiron të fitojë çdo ditë. Kur ju ke një lojtar që është aq i përkushtuar sa të ndihesh i privilegjuar”.

Në mbyllje, një shaka për Francën: “Do të jetë e rëndësishme t’i kushtohet vëmendje kundërsulmeve. Skuadra e Deschamps nuk është vetëm Mbappé, ka disa lojtarë që mund të sulmojnë hapësirat. Futbolli është një sport ekipor, nuk do të jetë një ndeshje mes Cristiano dhe Kylian edhe pse janë dy lojtarë të jashtëzakonshëm”.

RTSH Shkodra

Recent Posts

“Shkodra Elektronike” intervistë në mediat italiane, Beatriçe Gjergji rrëfen për jehonën e këngës

Kënga fituese e edicionit të 63 të Festivalit të këngës në Radio Televizionin Shqiptar ka…

10 hours ago

Miss Shqipëria 2025 – Hapen zyrtarisht audicionet për vajzat të cilat do jenë pjesëmarrëse në këtë event

Miss Shqipëria”, eventi më i madh i bukurisë shqiptare, çeli siparin e edicionit të 27…

10 hours ago

Haland dhe fiksimi për makinat, ka blerë veturën e sigurisë së F1 për 350.000 mijë stërlina

Vetëm pak javë pasi hodhi firmën në kontratën e re me Mançester Sitin, sipas së…

11 hours ago

Platini për “SonntagsZeitung”: Blater edhe Infantino s’dinë të godasin topin, italo-zviceriani do më shumë pushtetin dhe paratë se futbollin!

Në intervistën që dha për “SonntagsZeitung”, Mishel Platini tregoi disa prej problematikave të mëdha që…

11 hours ago

Vllaznia- Elbasani, tashmë për kupë / Në “Loro Boriçi” rikthehen skuadrat që barazuan 1- 1 për Superligën

Pas barazimit 1-1 për Supërligën, Vllaznia dhe Elbasani do të masin forcat sërish në “Loro…

11 hours ago

Fshati i vogël me prodhimtari të lartë – Fermerët e Goricës : Infrastruktura rrugore jo në favor për shitjen e prodhimeve

Fshati i vogël i Goricës në njësinë administrative të Anës së Malit, në Bashkinë e…

11 hours ago

This website uses cookies.