Categories: KulturëLajme

“Marubi”, kalaja, Thethi në “Corriere della Sera” / Prestigjozja italiane, artikull të veçantë për bukuritë e vendit tonë

Promovimi i bukurive të vendit tonë dhe jehona e bukurive të tyre në mediat prestigjoze ndërkombëtare ka vijuar me prestigjozen italiane “Corriere della Sera”. Nga kryeqyteti Tiranë,  në qytetet historike, duke kaluar nëpër parqet arkeologjike, bregdetin, liqenet dhe malet e pacënuara, ja çfarë duhet të vizitoni në Shqipëri.  Kështu shkruan Francesca Masotti në një artikull të gjatë, i botuar në të përditshmen e njohur italiane.

“Shqipëria është një nga destinacionet më të njohura të udhëtimeve në vitet e fundit. Është afër, por ende “jashtë radarit”. Plot thesare për të zbuluar. Me disa nga plazhet më të bukura në Mesdhe dhe shumë vende për t’u vizituar. Nga qytetet e UNESCO-s në vendet arkeologjike, nga deti në Tiranë, Shqipëria është një surprizë konstante”, vijon shkrimi i italianes.

Pjesë e artikullit është edhe Shkodra me bukuritë e saj.

“Nga Shkodra, me liqenin me të njëjtin emër, më i madhi në gadishullin ballkanik, duke kaluar përmes Komanit në Theth dhe Valbonë, nuk mungojnë mundësitë për të ecur në shtigje dhe për të eksploruar natyrën më të egër. Edhe dashamirësit e ushqimit të mirë nuk do të zhgënjehen nga Shqipëria. Pjatat lokale janë të shijshme dhe ngrënia në restorant është ende e lirë për ata që vijnë nga Italia. Supë, byrekë të shijshëm të mbushur me  perime, mish i pjekur në skarë, djathëra, peshk deti, liqeni dhe lumi, ëmbëlsirat dhe pa harruar verën: Shqipëria është destinacioni ideal për të shijuar ushqimet”, shkruhet në të përditshmen italiane “Corriere della Sera”.

Artikulli sugjeron, veç të tjerave,  Muzeun “Marubi” për t’u vizituar në Shkodër.

“Kishat, xhamitë dhe kalaja e madhe e Rozafës ia vlen të vizitohen. Autobusët nisen nga Shkodra dhe ju çojnë në Koman ku mund të niseni në një aventurë me traget në mal. Peisazhe të pacënuara që ndjekin njëra-tjetrën derisa të arrini në Valbonë, ndalesa ideale për adhuruesit e trekking dhe ecjes. Një tjetër destinacion për ata që duan malet dhe aktivitetet në natyrë është Thethi, një fshat magjepsës i rrethuar nga pyjet alpine”, përshkruhen në prestigjozen ndërkombëtare “Corriere della Sera”.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Abissnet Superiore në RTSH/ Java e fundit e fazës së tretë luhet të shtunën dhe të dielën

Java e fundit e fazës së tretë të kampionatit “Abissnet Superiore” do të zhvillohet të…

8 hours ago

Miratohet vendimi, shtyhet deri më 31 maj vlefshmëria e kartave të identitetit dhe e pasaportave të skaduara

Me 76 vota Kuvendi miratoi të enjten dy aktet normative të Këshillit të Ministrave për…

8 hours ago

Gjergj Kastrioti “rikthehet në shtëpi”, vendoset në Lezhë shtatorja e heroit kombëtar

Figurës së heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastriotit Skënderbe, i është shtuar edhe një tjetër statujë…

8 hours ago

Gjendet i vrarë me armë zjarri një 20-vjeçar në Guci të Re

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur gjatë orëve të para të pasdites së sotme. Një…

8 hours ago

Drejt përfundimit dy rrugë në rrethina – Ishin lënë në harresë prej dekadash, plotësohet kërkesa e komunitetit

Punimet në rrugët "Todi Germeni" dhe "Udhëtari" në Njësinë Administrative Rrethina janë drejt përmbylljes, duke…

11 hours ago

Bashkia: Busti i Lekë Dukagjinit do vendoset  – Pritet miratimi nga Këshilli Bashkiak i rregullores mbi vendosjen e busteve dhe monumenteve

Busti i Lekë Dukagjinit, do të vendoset në një nga sheshet e qytetit të Shkodrës.…

11 hours ago

This website uses cookies.