Marubi në UNESCO – Arkivi i negativëve të Pietro dhe Kel Marubit në listën e “Kujtesës Botërore”

Arkiva përmban mijëra negativë fotografikë, pajisje historike, dokumente dhe objekte të përdorura nga Marubët, të cilat dëshmojnë jo vetëm zhvillimin e fotografisë në Shqipëri, por edhe jetën, kulturën dhe shoqërinë shqiptare ndër vite.
Ajo konsiderohet si një nga trashëgimitë më të pasura të Ballkanit në fushën e fotografisë historike.
Shpallja nga UNESCO e kthen Shkodrën në qendrën e parë në Shqipëri që ka një objekt të regjistruar në “Memory of the World”, duke e bërë qytetin një pikë referimi për ruajtjen e kujtesës vizuale kombëtare në nivel ndërkombëtar.
Kjo njohje i jep zë, dritë dhe përjetësi një trashëgimie unike që përfaqëson jo vetëm artin e fotografisë, por edhe identitetin dhe shpirtin e një populli.