“Marubi” shënon rekord historik – Rreth 23 mijë vizitorë ndoqën programet dhe ekspozitat e muzeut në vitin 2024
Viti 2024 për Muzeun Kombëtar të Fotografisë “Marubi” shënoi vitin më të suksesshëm që nga hapja e tij.
Programet dhe ekspozitat e këtij muzeu u ndoqën nga rreth 23 mijë vizitorë.
Krahasuar me vitin 2023, “Marubi” shënoi një rritje prej rreth 17% vizitorësh më tepër, ku vendasit janë vizitorët më të shumtë.
Një fokus të veçantë, Muzeu “Marubi” pati për ekspozitat e zhvilluara falë bashkëpunimeve të vazhdueshme.
Viti 2025 për Muzeun Kombëtar të Fotografisë “Marubi” pritet të jetë një vit i ngjeshur me programe e nisma të reja për fotografinë.