“Marubi si shkrimtar”/Studiuesi Ndreca evidenton vlerat e dinastisë së Marubëve në përdorimin e dritës
“Një fotografi vlen sa një mijë fjalë”, kjo shprehje e famshme e artit pamor është pasqyruar më së miri në fotografitë e Marubit. Dimensioni i gjerë i kësaj dinastie përmes Pjetrit, Kelit dhe Gegës u trajtua në bisedën që Muzeu Kombëtar i Fotografisë realizoi me studiuesin Ardian Ndreca. Fokusi i takimit ishte “Marubi si shkrimtar”. Ky titull metaforik nënkupton mjeshtërinë e fotografëve përmes dritës.“Arti i fotografisë na ndihmon ta duam më shumë qytetin dhe vëmendja ndaj tij nuk duhet të mungojë”, shprehet studiuesi Ndreca.Studiuesi shkodran Ardian Ndreca është vazhdimisht i pranishëm në shtypin shqiptar me artikuj kritikë, polemika dhe shkrime të natyrës historike. Fushat e tij të studimit në lëmin e filozofisë janë kryesisht idealizmi gjerman, ekzistencializmi si edhe filozofë të ndryshëm bashkëkohorë. Ai gjithashtu ka botuar një seri artikujsh filozofikë në revista të specializuara.