Categories: BotaFLASHFilma

“Mary Poppins” jo më i përshtatshëm “për të gjithë”

 A është “Mary Poppins” nje film me permbajtje raciste? Kështu duket se mendon Këshilli Britanik i Klasifikimit të Filmit, i cili sapo ka ndryshuar udhëzimet për klasikun e madh të vitit 1964, sipas të përditshmes italiane “Corriere della Sera”.

Sipas Këshillit filmi mund të ndiqet nga fëmijët vetëm nëse ata janë të shoqëruar, për shkak të gjuhës diskriminuese.

Dhe cila është arsyeja pse fëmijët duhet të mbikëqyren, ndërkohë që ata mrekullohen nga bëmat fantastike të dados që luan Julie Andrews?

Fjala “Hottentots”, një term racor, qe përdoret për t’iu referuar popujve Khoikhoi të Afrikës së Jugut dhe Namibisë, permendet dy herë gjatë filmit, veçanërisht nga Admirali kur gjendet përballë dy protagonistëve të vegjël me fytyrat e tyre të ndotura nga bloza.

Termi, me sa duket, është fyes dhe madje ka potencialin për t’i ekspozuar fëmijët ndaj një gjuhe ose sjelljeje diskriminuese që mund t’u duket stresuese ose e përsëritur pa e kuptuar potencialin e tij për ofendim.

Nëse kjo fjalë do të ishte dënuar, ata do të kishin qenë më të butë në klasifikim. Por, meqë nuk ishte kështu, e gjora Mary Poppins shkaktoi zemërimin e rojeve moderne të korrektësisë politike.

“Megjithëse Mary Poppins ka një kontekst historik, përdorimi i gjuhës diskriminuese nuk dënohet dhe në fund i tejkalon udhëzimet tona për nje gjuhë të pranueshme në nivelin “për të gjithë””, tha Keshilli.

“Prandaj vlerësuam se filmi duhet të ndiqet nga ‘fëmijë të shoqëruar’ për shkak të gjuhës diskriminuese, sipas Këshillit Britanik të Klasifikimit të Filmit.

AddThis Website Tools
RTSH Shkodra

Recent Posts

Deri në 500 bashki në Ballkanin Perëndimor do të përfitojnë Wi-Fi publik falas

 Deri në 500 bashki nga i gjithë Ballkani Perëndimor do të përfitojnë Wi-Fi publik falas.…

2 days ago

Manastirliu: Kredi me interes zero për blerje banese për 90 mësues, afati për aplikim deri më 9 prill

Për të dytin vit radhazi mësuesit do të mbështeten me kredi me 0% interes për…

2 days ago

Shuk Gurakuqi, ish ministri i Financave i dënuar nga regjimi komunist në burgun e Burrelit

 Muzeu Kombëtar i Përgjimeve “Shtëpia me gjethe” përkujtoi sot intelektualin, financierin, ish-ministrin e shtetit shqiptar,…

2 days ago

Presidenti Pellegrini: Pa rajonin, BE s’është e plotë. Begaj: Sllovakia, avokate e fortë e jona në procesin integrues

Integrimi europian i Ballkanit Perëndimor dhe zgjerimi i Bashkimit Evropian ka qenë në fokus të…

2 days ago

Mish qengji i pjekur në kos – Sekretet e recetës me shije fantastike

Përgatitja e Mishit të Pjekur të Qengjit në Kos 1 kg mish qengji 1 një…

2 days ago

Andrea Berta, drejtori i ri sportiv i Arsenalit

Vendimi dihej prej disa ditësh, por në këto orë do të mbërrijë edhe njoftimi zyrtar:…

2 days ago