Masa e sigurisë ndaj Berishës, Bardhi: SPAK shkeli Kushtetutën. Beteja jonë me regjimin e Ramës, jo me drejtësinë

Bardhi

Bardhi

“Në shkelje të Kushtetutës” e ka konsideruar deputeti demokrat, Gazment Bardhi kërkesën e SPAK për masën e sigurisë detyrim paraqitje dhe ndalim të daljes jashtë shtetit për ish-kryeministrin Sali Berisha, në lidhje me çështjen e privatizimit të ish-klubit sportiv “Partizani”.

Në një deklaratë për mediat, Bardhi tha se nuk mund të caktohet një masë sigurie që kufizon lirinë  enjë deputeti, pa autorizim nga Kuvendi.

Kushtetuta, në rastin e të zgjedhurve ka garantuar disa siguri shtesë. Kur ndaj deputeti duhet të caktohet një masë sigurie që kufizon lirinë, Prokurori është i detyruar të kërkojë autorizim nga Kuvendi. Dje u njoha me vendimin që cakton 2 masa ndaj Sali Berishës, të dyja kufizojnë lirinë e tij të lëvizjes. Kufizimi i lirisë së lëvizjes pa autorizim të Kuvendit është një shkelke e rëndë Kushtetuese që ngre pikëpyetje të forta mbi arsyet e nxitimit të SPAK. Imuniteti parlamentar është më së pari garanci ndaj deputetëve të opozitës edhe pse opozita aktuale nuk pret dhe nuk kërkon asnjë mbrojtje apo trajtim preferencial nga drejtësia. Por drejtësia duhet të respektojë procesin e rregullt ligjor”, u shpreh Bardhi.

Sipas Bardhit, veprimet e SPAK janë të ndikuara nga qeveria, teksa akuzon se qëllimi është pengimi i aksionit të opozitës kundër kryeministrit Edi Rama.

Personalisht do të votoja pro çdo kërkese të Prokurorisë, si shenjë e besimit tim se askush nuk duhet të qëndrojë mbi ligjin apo të gëzojë një status të veçantë  në raport me votuesit tanë. Nëse shkelja apo nxitimi i SAPK për të mos respektuar procedurën e detyrueshme të kërkuar Kushtetuta ka patur si qëllim të krijojë perceptimin e rremë të zhvendosjes së betejës së opozitës nga një betejë kundër regjimit të Edi Ramës në një betejë me drejtësinë, dua të siguroj se ky skenar do dështojë. Ne deputetët e opozitës nuk kemi betejë me drejtësinë edhe kur nuk jemi dakord me aktet apo vendimet e saj”, u shpreh Bardhi.

Me urdhër të SPAK, janë arrestuar Jamarbër Malltezi, dhëndri i ish-kryeministrit Sali Berisha, ndërsa është lënë në masën e sigurisë “detyrim paraqitje” ndërtuesi Fatmir Bektashi. Sipas SPAK, Malltezi ka konsumuar veprën penale të “Korrupsioni pasiv të funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim me Berishën, pasi në marrëveshje me këtë të fundit, duke shfrytëzuar pushtetin e ish kryeministrit, ka arritur të marrë përfitimet e parregullta.

Ndërsa për Berishën, SPAK thekson se ka kryer veprime aktive për miratimin e një sërë ligjesh dhe aktesh nënligjore, me qëllim përshtatjen e tyre sipas nevojave që paraqiteshin për pesë familjet e njohura pronare, ku fitues i drejtpërdrejtë rezultonte të ishte bashkëshorti i vajzës së tij, Jamarbër Malltezi.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.