Masa për parandalimin e aksidenteve / Vendosen mbrojtëse në trotuaret ku ka më shumë fluks lëvizjeje në Lezhë

vendosen mbrojtese
Krahas rrugëve nacionale dhe kombëtare që përshkojnë Lezhën, aksidentet rrugore nuk kanë munguar as në qytet, ku në pjesen më të madhe të rasteve ka qenë pakujdesia e këmbësorëve, të cilët ndërpresin rrugën jashtë vijave të bardha të përcaktuara për kalimin e tyre.Kjo situatë e krijuar ka vënë në lëvizje Bashkinë e Lezhës, e cila po izolon trotuaret me kanxhella. Puna ka nisur me segmentet me problematike në qendër të qytetit dhe pranë shkollave, ku rruga ndërpritet vazhdimisht nga këmbësorët për të vijuar më pas në të gjithë qytetin.
Nënkryetari i Bashkisë Lezhë, Ermal Pacaj, thotë se nuk do të lejohet asnjë biznes që të hapë rrugë kalimi.
Pavarësisht përmirësimit të sinjalistikës rrugore, respektimi i saj mbetet problem në qytetin e Lezhës, pasi vetë këmbësorët dhe drejtuesit e mjeteve bëhen shkak i trafikut të rënduar.