f3703a8a65f54578bd12e13170c48249
Presidenti Bajram Begaj ka përkujtuar Masakrën e Reçakut përmes një foto të tij gjatë dekorimit të ish ambasadorit të OSBE në Kosovë William Walker, i cili ishte zyrtari i parë që vizitoi vendin e ngjarjes dhe pa masakrat e kryera në Kosovë.
Begaj e ka cilësuar këtë ditë si një zgjim për të gjithë botën për të parë masakrat që regjimi i Sllobodan Millosheviç ka kryer në Kosovë si dhe një ditë reflektimi ndaj barbarive ndaj njerëzimit.
Presidenti tha se 15 janari duhet të shërbejë si kujtesë për të mbrojtur paqen dhe sigurinë.
“Sot një çerekshekulli nga masakra e Reçakut, të lutemi për shpirtin e civilëve të pafajshëm, viktima të genocidit dhe të krimeve kundër njerëzimit të kryera nga regjimi i Sllobodan Millosheviç në Kosovë. 15 janari 1999, zgjoi botën për reflektim ndaj masakrave barbare që kryheshin në Kosovë. Kjo kujtesë sot është motiv i fortë për të mbrojtur paqen, sigurinë, lirinë e dinjitetin njerëzor nga çdo makineri dhune që ushqehet nga racizmi, ekspansioni dhe armiqësia ndaj tjetrit”, shkruan Begaj në facebook.
Ish ambasadori i OSBE-së në Kosovë, William Walker ishte zyrtari i parë që vizitoi Reçakun dhe pa masakrën, ndërsa e cilësoi atë si “ngjarjen më të trishtë të jetës së tij”. Një vit më parë Presidenti Bajram Begaj dekoroi ish ambasadorin William Walker me medaljen “Kalorës i Urdhrit të Flamurit”.
15 janari 2024 shënon 25 vite nga masakra e Reçakut, ku forcat serbe vranë 45 civilë shqiptarë. Numri më i madh i viktimave u gjet në Kodrën e Bebushit, ndërsa të vrarë kishte edhe në pjesë të tjera të fshatit.
Goditje sensacionale nga Empoli i Ardian Ismajlit(qëndroi në fushë gjatë 45 minutave të para, u…
Partizani, Vllaznia, Egnatia dhe Dinamo City janë katër skuadrat gjysmëfinaliste të Kupës së Shqipërisë për…
Presidenti Donald Trump ka konfirmuar takimin të tij me Zelenskin në fjalën hapëse të takimit…
Gjatë ditës së sotme (27 shkurt), moti do të vijojë të jetë i paqëndrueshëm me…
Shqipëria po forcon ndjeshëm transportin e gjelbër. Autoritetet e vendit njoftuan së fundi se gjatë…
Triumfi përballë Sharlot Hornets i lejon Golden Stejtit që të futet në një grup special…
This website uses cookies.