Masakra në Malin e Zi! -Thellohet bilanci, shkon në 12 numri i të vdekurve, autori vetëvritet

masakra mal i zi

Rëndohet bilanci i masakrës në Malin e Zi, ku autoritetet lokale raportojnë për 12 të vrarë.

Autori i dyshuar, Aco Martinoviç, ka kryer vetëvrasje. Pas ngjarjes, ai është gjetur i plagosur rëndë pranë banesës së tij në Humci, ndërsa mediat malazeze thonë se ka ndërruar jetë gjatë dërgimit në spital.

Aco Martinoviç autori i dyshuar i masakrës me 12 vitima në Cetinjë të Malit të Zi ka qëlluar veten në kokë pranë banesës së tij teksa prej orësh ndiqej nga policia.

Me këtë akt merr fund terrori i shkaktuar prej momentin kur ai kreu masakrën në një tavernë dhe më pas duke qëlluar këdo që i dilte përpara, teksa policia po e kërkonte.

Autori vrau katër persona në dy vendndodhje, dy fëmijë në të tretën dhe një person në dy të tjerat. Katër persona kanë mbetur të plagosur dhe janë dërguar në spital.

Një nga 12 viktimat e masakrës që tronditi Malin e Zi është edhe 13-vjeçari,  M.V. Miqtë e vogëlushit kanë bërë postime të shumta prekëse në median sociale.

Kjo është masakra e dytë në Çetinje në pak vite. Dy vjet e gjysmë më parë, Vuk Boriloviç vrau 10 persona, duke përfshirë dy fëmijë.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.