Masat antipërmbytje në Shkodër – Pëllumbi: Në Bërdicë janë hapur 12 km kanale kulluese, të na mbështesë Bordi i Kullimit
E njohur si një zonë me rendiment mjaft të lartë në bujqësi, kullimi në Berdicë ka marrë vëmendjen e Bashkisë Shkodër.
Për t’i ardhur në ndihmë banorëve në parandalimin e përmbytjeve, këtë vit bashkia ka hapur 12 kilometër kanale kulluese të dyta dhe të treta.
Administratori i Njësisë Berdicë, Xhavid Pëllumbi, thotë se vëmendja është përqëndruar në kanalet e para kulluese, por që varen nga Bordi i Kullimit, dhe i kërkon që të ndërhyhet sa më parë.
Në Berdicë nuk ishte ndërhyrë prej gati 25 vitesh, dhe se ishte e domosdoshme për të ndihmuar fermerët në të mbjellat e stinës, si dhe i paraprin situatave të reshjeve dhe shmang rrezikun e përmbytjeve.
Pastrimi i këtyre kanaleve do të parandalojë përmbytjet e tokave bujqësore dhe zonave përreth banesave të fermerëve, si dhe do të ndikojë direkt në prodhimtarinë e tokës.