Drejtoria e Shërbimit të Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimit në Shkodër bën të ditur se janë marrë të gjitha masat për sezonin e verës. Në një intervistë për RTSH, shefi i Sektorit të Ndërhyrjes në këtë drejtori, Bashkim Ramaj ,tregon se është hartuar një plan masash konkrete për këtë sezon.Vëmendje e shtuar do t’i kushtohet zonës turistike të Velipojës.
Shefi i Ndërhyrjes së Shërbimit të Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimit në Shkodër ka një thirrje për qytetarët që të tregohen më të kujdesshëm dhe të mos krijojnë zjarre të qëllimshme.
Me rritjen e temperaturave, përhapja e zjarreve është një fenomen që haset në mbarë territorin e Shqipërisë dhe një nga zonat më problematike mbetet qarku i Shkodrës. Pavarësisht rritjes së temperaturave , shkak i vatrave të zjarrit, në pjesën më të madhe të rasteve është pakujdesia e qytetarëve, bëri të ditur shefi i Sektorit të Ndërhyrjes Bashkim Ramaj.
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko zhvilloi një takim Ambasadorin e BE në Shqipëri,…
Tirana zyrtare ka shprehur shqetësim serioz lidhur me fshirjen e adresave të shqiptarëve në Luginën…
Katër efektivë të “Shqiponjave”, në policinë e Shkodrës, janë rikthyer në liri pasi u arrestuan…
Dy ndër 10 fëmijë në shkollat e Shkodrës kanë raportuar se bullizohen. Shifrat e studimit…
Shkodra me Fakultet të Shkencave Mjekësore Teknike, analiza e regjitrimeve në të 3 ciklet e…
Dita e Alfabetit është përkujtuar sot nga myftiu i Shkodrës, imam Muhamed Sytari. Gjatë hytbes…
This website uses cookies.