Masat për mbrojtjen nga zjarret, vëmendje e shtuar në fushat e mbjella me bimë eterovajore në Malësi të Madhe
Stina e verës është periudha ku reparti i shërbimit zjarrfikës kalon në gatishmëri të përforcuar për të patur nën kontroll rastet e zjarrit që mund të regjistrohen. Në Malësi të Madhe , bashkia ka hartuar një plan masash në bashkëpunim me repartin zjarrfikës, kryetarët e fshatrave, vrojtuesit, Policinë e Shtetit dhe Administratën e Zonave të Mbrojtura për të koordinuar punën në terren për t’ju përgjigjur rasteve të zjarreve.
Drejtori i Zjarrfikësve në Malësi të Madhe Besnik Hasaj thotë se vëmendje të shtuar do të kenë zonat fushore, të cilat janë të mbjella me bimë eterovajore.
Malësia e Madhe është ndër bashkitë që disponon mjete moderne zjarrfikëse dhe pajisje ndihmëse. Ky repart përbëhet me një personel prej 27 efektivësh, të cilët gjatë sezonit veror janë të shpërndarë me mjete në pikat turistike.