Masat për sezonin turistik/ Pastrimi i territorit dhe promovimi i atraksioneve të reja në Bashkinë Shkodër

Në hartën e turizmit shqiptar, Shkodra konsiderohet si kryeqendra nga mund të nisë udhëtimi për të vizituar veriperëndimin e Shqipërisë.
Bashkia Shkodër ka nisur përgatitjet për mbarëvajtjen e sezonit turistik veror. Sipas zëvendës kryetarit të bashkisë Shkodër Rudin Beka bashkia ka marra të gjitha masat për pritur turistë të shumtë që pritet të vizitojnë Shkodrën. Një vëmendje më e shtuar këtë sezon turistik do ti kushtohet pastrimit të territorit gjithashtu Beka bëri të ditur se agjensia e bregdetit ka shtuar me 10% hapësirat publike në plazhin e Velipojës. Shkodra ka disa vende historike për tu vizituar që nga kalaja e lashtë, muze, shtëpi historike, monumente kulti, institucione të kulturës etj.
Ndërsa në natyrë vizitorët mund të zgjedhin Shirokën, Velipojën.
Gjatë viteve të fundit pikat kryesore më të frekuentuara mbeten ato në zonën malore siç është Thethi.
Ndërsa rezervimet e hoteleve apo bujtinave janë rritur ndjeshëm në krahasim me vitet e shkuara.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.