“Mashtrim me kredi”, arrestohet 34 vjeçari / Dhunoi gruan dhe kunatën, arrestohet 42-vjeçari në Vaun e Dejës
Erjon Kasemi, 34-vjeçar, banues në Shkodër, është arrestuar nga policia e Shkodrës.Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare të Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër bëjnë të ditur se 34 vjeçari ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Apelit Shkodër e ka dënuar me 1 vit burgim, për veprën penale “Mashtrimi me kredi”. Ndërkohë Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore arrestuan dy shtetas pasi janë kapur në akse të ndryshme rrugore, duke drejtuar automjetet në gjendje të dehur. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vau i Dejës arrestuan një 44 vjeçar, banues në fshatin Plezhë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes dhe kunatës së tij. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për një shtetas banues në fshatin Obot i Vjetër, pasi nga kontrollet dhe verifikimet e kryera në bashkëpunim me shërbimet e OSHEE-së, u konstatua se kishte lidhje të paligjshme te energjisë elektrike, në banesën e tij.Gjithashtu, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për për një 18 vjecar dhe për 2 shtetas të mitur, pasi janë konfliktuar fizikisht me një 17-vjeçar, për motive te dobëta. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme njofton policia.