Mashtrimi me kriptomonedha, të paktën 30 miliardë dollarë dëme nga viti 2017 deri në vitin 2022
Sulmet kibernetike dhe mashtrimet që përfshijnë kriptovalutat kanë shkaktuar të paktën 30 miliardë dollarë dëme në mbarë botën që nga viti 2017. Duke përmendur dobësitë teknike dhe mashtrimet me kriptovaluta si shkaqet kryesore të humbjeve, studiuesit në Complexity Science Hub me bazë në Vjenë dokumentuan një total prej 1.155 incidentesh kriminale të lidhura me kriptovalutat në periudhën 2017-2022.
Humbja më e madhe e dokumentuar deri tani është 3.6 miliardë dollarë dhe mund të gjurmohet në Africrypt, platformë e centralizuar financiare me bazë në Afrikën e Jugut. Themeluesit dyshohet se kanë kaluar në ilegalitet me 3.6 miliardë dollarë bitcoina në qershor 2021. “Të gjitha rezultatet tona janë minimale”, tha në një njoftim për media, Bernhard Haslhofer, kreu i grupit kërkimor.
Një projekt i ri nga Complexity Science Hub i quajtur “DeFi Trace” pritet ta bëjë më të lehtë gjurmimin e fondeve të vjedhura në të ardhmen. Fokusi është kryesisht në financat e decentralizuara (DeFi), një formë financimi që nuk mbështetet në ofruesit e shërbimeve qendrore financiare si ndërmjetësit, zyrat e kurseve të këmbimit apo bankat, por në vend të kësaj bazohet në blockchain, një teknologji financiare dixhitale që përdor libra të shumtë të përbashkëta të llogarive.