Mashtronte duke këmbyer euro false, policia arrestoi në flagrancë në pikën e këmbimit valutor të riun nga Gruda e Re

Një 39-vjeçar kishte gjetur një mënyrë mashtrimi me kartmonedha false, veprim që tentoi ta kryente, por u arrestua në flagrancë nga policia.
Kjo e fundit njofton se Seksioni i Krimeve Ekonomiko-Financiare vuri në pranga 39-vjeçarin, banues në fshatin Grudë e Re, pasi u kap në flagrancë në një subjekt për këmbim valutor, në lagjen “Vasil Shanto”, në tentativë për të këmbyer disa kartëmonedha eurosh të dyshuara false.
Ndërkohë, Komisariati i Policisë Shkodër bëri ndalimin e shtetasit të shpallur në kërkim një 23 vjeçar , i akuzuar për veprën penale “Vjedhja”.
23-vjeçari u kap në Durrës, nga Komisariati i Policisë Durrës, sepse dyshohet së më datë 08.10.2024, ka vjedhur një shumë parash dhe një celular, në një pastiçeri në lagjen “Qemal Stafa”, Shkodër.
Sakaq, Komisariati i Policisë Shkodër shpalli në kërkim edhe një 38- vjeçar, banues në Shkodër, pasi dyshohet ka ushtruar dhunë ndaj ish-bashkëshortes së tij. Ndërkohë, Specialistët për Hetimin e Krimeve Kibernetike referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për një- 48 vjecar , pas kallëzimit të një 53-vjeçari, se ky shtetas administron një llogari në TikTok, përmes së cilës fyen shtetas të ndryshëm.