Categories: AktualitetLajme

Mashtruan qytetarët me Mikrokreditë, vetëvritet njëri prej të akuzuarve

Një prej të akuzuarve të skandalit të Mikrokredive përmes së cilës janë mashtruar qytetarë shqiptarë, i ka dhënë fund jetës duke u vetëhedhur nga lartësia e një pallati në ndërtim e sipër.

Sipas informacioneve paraprake të policisë, bëhet e ditur se Olsi Ibro, 45 vjecc dyshohet se i ka dhënë fund jetës duke u vetëhedhur nga lartësia e një pallati e për pasojë ka ndërruar jetë në vendngjarje.

“Më datë 20.07.2024, në rrugën “Ramazan Shijaku”, dyshohet se është vetëhedhur nga lartësia e një pallati në ndërtim e sipër, shtetasi O. I., 45 vjeç, i cili si pasojë e dëmtimeve të marra, ka ndërruar jetë në vendngjarje. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, thuhet në njoftimin e policisë.

Ndërkaq, një ditë më parë Prokuroria bëri të ditur se ka kërkuar sekuestrimin e shoqërive “Micro Credit Albania” dhe “Final”, të akuzuara se kanë mashtruar disa dhjetëra mijëra qytetarë me dhënien e mikrokredive. Prokuroria kërkon vendosjen e sekuestros preventive mbi kuotat dhe asetet/aktivet, pasuri të luajtshme dhe të paluajtshme, tituj pronësie etj. Të të  dy kompanive.

Nga hetimet rezultoi se shoqëritë tregtare MCA dhe Final, në bashkëpunim me Shoqërinë ADCA dhe me disa shoqëri të tjera përmbarimore, kanë krijuar së bashku një skemë mashtruese me qëllim vjedhjen dhe zhvatjen e qytetarëve që aktualisht përllogaritet në miliona Euro.

Sipas Prokurorisë, në mënyrë abuzive, ato kanë përdorur të  dhënat personale të siguruara në mënyrë të paligjshme të individëve, pa asnjë mundësi për përballimin e jetesës së përditshme.

Po ashtu, kanë përdorur presionin psikologjik dhe përndjekjen e debitorëve dhe familjarëve të tyre nëpërmjet telefonatave të vazhdueshme dhe jo vetëm, me  qëllim nënshkrimin e marrëveshjeve të reja të kredive

Sipas Prokurorisë, këto shoqëri kanë gënjyer qytetarët në përllogaritjen e një detyrimi të fryrë dhe pa asnjë bazë ligjore, si dhe i kanë sekuestruar llogaritë bankare në kundërshtim me ligjin dhe tej minimumit jetik, madje dhe pa ndonjë afat kohor.

Po ashtu i kanë kryer sekuestrimin e pronave të paluajtshme në mënyrë jo proporcionale me detyrimin e mbetur si dhe kanë shitur apo kaluar në pronësi të MCA, pasuritë e paluajtshme të debitorëve apo shtetasve të tjerë në ankande  fiktive me vlera shumëfish më të ulëta se sa vlera reale e këtyre pronave, prona të cilat janë vlerësuar në mënyrë fiktive.

“Të gjitha veprimet e sipërcituara janë kryer me qëllim për të shtrënguar dhe detyruar debitorët për të marrë kredi të reja me vlerë principial të fryrë dhe me interesa shumë të larta, duke gënjyer që po “ristrukturojnë  të vjetrën” apo për të paguar detyrime në vlera të fryra që nuk mbështeteshin në vlerat fillestare të urdhrave ekzekutues të dala nga gjykatat”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Si rrjedhojë shoqëritë MCA dhe Final kanë përfituar të ardhura dhe pasuri të paligjshme, të cilat ua kanë vjedhur dhe zhvatur qytetarëve, që përllogariten në 10-tra milion Euro, para dhe prona të cilat i kanë investuar apo përdorur në aktivitete të tjera.

Prokuroria kërkon sekuestrimin e tyre nën dyshimin se disponomi i këtyre pasurive mundet që të rëndojë apo të zgjasë më tepër pasojat e veprës penale apo mundet që të lehtësojë kryerjen e veprave të tjera penale, si dhe  konsiderohen pasuri që duhet të konfiskohet.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Berisha me ish-të përndjekurit politik: Dëmshpërblim të plotë brenda mandatit të parë qeverisës

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka premtuar se gjatë mandatit të tij të parë…

2 days ago

“Histori Sportive” në RTSH Shkodra – Kontributi i familjeve Meta dhe Kraja në sportin e atletikës

Emisioni radhës  “Histori Sportive” në Rtsh Shkodra iu kushtua dy familjeve të njohura sportive të…

2 days ago

“Histori Sportive” në RTSH Shkodra – Kontributi I familjeve Meta dhe Kraja në sportin e ateletikës

Emisioni radhës  “Histori Sportive” në Rtsh Shkodra iu kushtua dy familjeve të njohura sportive të…

2 days ago

Turizmi në rritje në Malësi të Madhe – Marinaj: Bujtinat dhe njësitë akomoduese punojnë me kapacitet të plotë

Nisur nga numri i lartë i vendeve turistike që përfshin Malësia e Madhe po tërheq…

2 days ago

Shpend të ngordhur në fshatin Trush – Zona është kthyer në vend për depozitimin e mbetjeve të ndryshme

Kjo zonë po vuan nga një problem i madh, siç është ndotja nga mbeturinat. Ky…

2 days ago

Shkolla shqipe në Angli – Prej 9 vitesh në Manchester, Erisa Isufaj ndërmori iniciativën e dobishme

Shqiptarët kanë edhe një tjetër shkollë në Evropë,  ku mund të mësojnë gjuhën, kulturën dhe…

2 days ago

This website uses cookies.