Massafra distancohet nga debatet – Reagimi pas statusit të Dom Vlash Palajt lidhur me zbukurimin e qytetit
Në lidhje me deklaratën e një dite më parë, ku Famullitari i Shkodrës, dom Vlash Palaj akuzoi Bashkinë Shkodër ne lidhje me “zhdukjen” e urimeve per Krishtlindje të Bashkisë Shkodër nga rrugët e qytetit, ka reaguar sot Arqipeshkvi i Shkodrës, imzot Angelo Massfra.
Në reagimin e tij, Massafra shprehet se “Kisha Katolike në Shkodër përfaqësohet nga Shkëlqësia e Tij Imzot Angelo Massafra dhe jo nga Dom Vlash Palaj, famullitari, i cili ka postuar statusin në media sociale, dhe nga asnjë meshtar tjetër, pa autorizimin e Arqipeshkvit.
Për këtë arsye unë distancohem nga kjo mënyrë veprimi ,shprehet në krye të reagimit të tij arqipeshkvi Massafra.
Me tej, Massafra vijon se ndjen keqardhje të thellë për përdorimin e këtij statusi nga media dhe individë të ndryshëm, për qëllimet e tyre personale apo politike.
Dëshiroj t’ju kujtoj, thotë me tej Massfara, se në vitet e kaluara parullat me urimin për festat janë prodhuar dhe vendosur nga vetë Komunitetet Fetare, me një leje të posaçme nga Bashkia.
Propozoj që nga viti 2025 e në vazhdim të ndiqet e njëjta praktikë.
Arqipeshkvi i Dioqezës Shkodër – Pult, Imzot Angelo Massafra ,në reagimin e tij, falenderon publikisht Bashkinë Shkodër për ashkëpunimin e veçantë për organizimin e Luminit të Martirëve të fesë, Dom Gjon Gazulli dhe Atë Luigi Paliq.