Lajme

Massafra distancohet nga debatet – Reagimi pas statusit të Dom Vlash Palajt lidhur me zbukurimin e qytetit

Në lidhje me deklaratën e një dite më parë, ku Famullitari i Shkodrës, dom Vlash Palaj akuzoi Bashkinë Shkodër ne lidhje me “zhdukjen” e urimeve per Krishtlindje të Bashkisë Shkodër nga rrugët e qytetit, ka reaguar sot Arqipeshkvi i Shkodrës, imzot Angelo Massfra.

Në reagimin e tij, Massafra shprehet se  “Kisha Katolike në Shkodër përfaqësohet nga Shkëlqësia e Tij Imzot Angelo Massafra dhe jo nga Dom Vlash Palaj, famullitari, i cili ka postuar statusin në media sociale, dhe nga asnjë meshtar tjetër, pa autorizimin e Arqipeshkvit.

Për këtë arsye unë distancohem nga kjo mënyrë veprimi ,shprehet në krye të reagimit të tij arqipeshkvi Massafra.

Me tej, Massafra vijon se ndjen keqardhje të thellë për përdorimin e këtij statusi nga media dhe individë të ndryshëm, për qëllimet e tyre personale apo politike.

Dëshiroj t’ju kujtoj, thotë me tej Massfara, se në vitet e kaluara parullat me urimin për festat  janë prodhuar dhe vendosur nga vetë Komunitetet Fetare, me një leje të posaçme nga Bashkia.

Propozoj që nga viti 2025 e në vazhdim të ndiqet e njëjta praktikë.

Arqipeshkvi i Dioqezës Shkodër – Pult, Imzot Angelo Massafra ,në reagimin e tij, falenderon publikisht Bashkinë Shkodër për ashkëpunimin e veçantë për organizimin e Luminit të Martirëve të fesë, Dom Gjon Gazulli dhe Atë Luigi Paliq.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Shqipëria turistike në Berlin, Kumbaro: Sfida, turizmi elitar dhe strukturat akomoduese

Shqipëria është bashkorganizatore e panairit më të madh të turizmit në botë, ITB, i cili…

5 hours ago

Real-Atletico, Simeone: Ta shijojmë

Diego Simeone është gati të përballet me një tjetër derbi të Ligës së Kampionëve. "Është…

5 hours ago

Reali, Ancelotti: Me Atleticon vendoset në ndeshjen e kthimit

Carlo Ancelotti i ka të qarta idetë në prag të derbit me Atleticon e vlefshme…

5 hours ago

Arsenali, Arteta nuk i zë besë PSV-së: Eliminuan Juven

Liga e Kampioneve, faza e 16-shes,  në rrugën e Arsenalit është PSV Eindhoven, që ka…

5 hours ago

Futsal Euro 2026: Sfida e radhës me Kazakistanin, trajneri Resuli fton 13 futbollistë

Kombëtarja shqiptare e Futsallit do të luajë të premten ndeshjen e radhës kualifikuese të Kampionatit…

5 hours ago

Granit Xhaka përpara duelit me Bajernin: Mos na konsideroni favoritë, dimë se si munden bavarezët!

Në vigjilje të ndeshjes mes Bajernit të Mynihut dhe Bajer Leverkusen, Granit Xhaka i ka…

5 hours ago

This website uses cookies.