Massafra për rrugën e Komanit/Arqipeshkvi i Shkodër-Pult paraqet ankesë-kërkesën për institucionet
Arqipeshkëvi i Shkodrës Imzot Angelo Massafra ka ngritur shqetësimin për rrugën e Komanit. Në një konferencë për shtyp Massafra i ka shprehur një kërkesë publike pushtetit qëndror dhe atij vendor që të marrin masa për ndërtimin e rrugës së Komanit ku kalojnë më mijëra turistë për në lumin e Shalës, Valbonë etj. Ndërkohë vetë kryeministri Rama gjatë një vizite në Theth 2 muaj më parë, garantoi banorët e Vau-Dejësit se pas shumë shpejt do të nisë puna për ndërtimin e rrugës së Komanit.Rikonstruksioni i kësaj rruge veç përmirësimit të eksperiencës turistike duke përfshirë në guida edhe udhëtimin me traget përmes liqenit të Komanit, ka një ndikim të madh edhe në cilësinë e jetës për komunitetet, si dhe ofron mundësi për zhvillimin ekonomik të qëndrueshëm të zonës.