Massafra përshëndetet me besimtarët – Mesha Pontifikale ishte e fundit në detyrën si Arqipeshkëv i Dioqezës Shkodër-Pult

massafra pershendetet

Besimtarët e shumtë mbushën Katedralen “Shën Shtjefni” të Shkodrës për të marrë pjesë në Meshën Pontifikale Solemne me rastin e përfundimit të shërbimit baritor të Imzot Massafra-s në vendin tonë.

Në meshën e shenjtë u krye edhe riti i bekimit të pjesëmarrësve me ujin e shenjtë si dhe u shpall data e Pashkës që do të jetë ajo e 20 prillit.

Kjo liturgji e shenjtë u udhëhoq për herë të fundit nga Massafra në detyrën e tij si Arqipeshkëv i Dioqezës Shkodër-Pult.

Me zërin që i dridhej nga emocionet, Massafra i falenderoi të gjithë në përfundim të misionit të tij.

I pranishëm  ishte edhe Nunci Apostolik në Shqipëri, Imzot Luigi Bonazzi.  Ai përshëndeti gjithë punën e bërë nga Massafra në 28 vitet e shugurimit të tij ipeshkvnor në vendin tonë.

 Detyrën e re të Arqipeshkëvit do ta ushtrojë Imzot Giovanni Peragine.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.