Besimtarët e shumtë mbushën Katedralen “Shën Shtjefni” të Shkodrës për të marrë pjesë në Meshën Pontifikale Solemne me rastin e përfundimit të shërbimit baritor të Imzot Massafra-s në vendin tonë.
Në meshën e shenjtë u krye edhe riti i bekimit të pjesëmarrësve me ujin e shenjtë si dhe u shpall data e Pashkës që do të jetë ajo e 20 prillit.
Kjo liturgji e shenjtë u udhëhoq për herë të fundit nga Massafra në detyrën e tij si Arqipeshkëv i Dioqezës Shkodër-Pult.
Me zërin që i dridhej nga emocionet, Massafra i falenderoi të gjithë në përfundim të misionit të tij.
I pranishëm ishte edhe Nunci Apostolik në Shqipëri, Imzot Luigi Bonazzi. Ai përshëndeti gjithë punën e bërë nga Massafra në 28 vitet e shugurimit të tij ipeshkvnor në vendin tonë.
Detyrën e re të Arqipeshkëvit do ta ushtrojë Imzot Giovanni Peragine.
Numri i subjekteve politike që duan të konkurrojnë në zgjedhjet e 11 majit është ambicioz dhe ka pësuar rritje progresive.…
Gjykata e Strasburgut kërkoi të martën (25 shkurt) dëmshpërblimin dhe shfajësimin e ish-drejtorit të Radio…
Drejtori i Spitalit Rajonal Shkodër, Senad Halluni dhe shefja e Pediatrisë , Greta Naraçi ,…
Hyrja e qytetit të Shkodrës vijon t’i nënshtrohet hapave të parë duke i çelur kështu…
Bebet e vogla me buçkat e tyre nuk mund të rezistosh pa i puthur. Por…
Një 68- vjeçar dhe një shtetase 57 vjeçe, të dy banues në fshatin Hot i…
This website uses cookies.