Massafra: Rrezikojmë analfabetizmin/ Presidenti i Konferencës Ipeshkvnore kritik në ditën e parë të shkollës

masafra shkolla 1
Kryetari i Konferencës Ipeshkvnore të Shqipërisë, njëherësh Ipeshkëv i Shkodrës Imzot Anxhelo Masafra u ka uruar nxënësve në Shqipëri ditën e parë të shkollës. Arqipeshkëvi e nisi urimin e tij me një kërkesë për kujdes drejtuar prindërve, institucioneve, arsimtarëve si dhe shoqërisë si e tërë, pasi edukimi shënjon edhe të ardhmen e një kombi.Massafra u drejtoi mesazh edhe mësuesve e prindërve që të mos mbrojnë fëmijët e tyre nga shpërdorimi i kohës me veprimtari moderne pa dobi. Massafra u shpreh i shqetësuar për gjendjen e shkollave veçanërisht në fshatra, ku klasat kolektive me një mësues, nuk janë të përshtatshme për ofrimin e dijeve.