Massafra takim me “Projekti Shpresa” – Kontributi i tij në qendrën rezidenciale ka qenë i vazhdueshëm

Duartrokitjet e shoqëruan gjatë Imzot Massafra-n sapo hyri brenda.
Ishin ndryshe nga çdo herë tjetër. Bartnin falenderimin e përzemërt të 25 viteve bashkëpunim. Fëmijët dhe të rinjtë, jetimë biologjikë apo socialë me aftësi të kufizuara të Qendrës së Përkujdesit Rezidencial “Projekti Shpresa” ishin aty, për takimin përshëndetës me ish-Arqipeshkëvin e Dioqezës Shkodër-Pult.
“Kontributi, mbështetja dhe ndikimi i Imzot Massafra-s ka qenë i vazhdueshëm për këtë qendër”, shprehet drejtuesi Mila.
Takimi i emërtuar “Besim dhe Shërbim: Një udhëheqës që lë gjurmë!” u konceptua si një falenderim dhe mundësi për të ndarë kujtime dhe ndjenja të përzemërta për misionin e Massafra-s në Shqipëri.