Massafra uron Ramazanin, “Ndërkaq që ju filloni Ramazanin, ne katolikët vazhdojmë Kreshmet”

Me rastin e fillimit të muajit të madhërueshëm të Ramazanit, Arqipeshkvia Metropolitane Shkodër- Pult i ka dërguar  një mesazh urimi Myftiut të Shkodrës, Imam Muhamed Sytari. Në mesazhin e dërguar nga arqipeshkvi Angelo Massafra thuhet:

“Shumë i nderuar Imam Muhamed SYTARI, Myfti i Shkodrës,

Vëllezër dhe motra myslimane në Shkodër!

Në emrin tim personal dhe në emër të Arqipeshkvisë së Shkodër-Pult,  dua t’ju uroi muajin e Ramazanit. Fillimi i këtij muaji le të jetë fillimi i një përvoje më të fortë me Zotin, i një bashkimi me Hyjin dhe me urdhërimet e Tij.

Në këtë muaj të agjerimit, lutjes dhe të solidaritetit, çdo besimtar lutet më tepër dhe bëhet solidar  me nevojtarët. Ndërkaq që ju filloni Ramazanin, Ne katoliket vazhdojme Kreshmet: domethënë edhe ne jemi në kohën e lutjes, agjerimit dhe solidaritetit: prandaj të ia kushtojmë Zotit këto lutje dhe sakrifica të përbashkëta për rikthimin e paqes midis Rusisë dhe Ukrainës dhe midis Hebrenjve dhe Palestinezëve ne Tokën e Shenitē. Zoti na i degjoftë lutjet tona të përbashkëta. Edhe një herë ju uroj fryte të shumta shpirtërore!

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.