Masteri psikologji-shëndeti/ Departamenti i lëndëve mjekësore në USH ofron 70 kuota
Referuar rastit të një dite më parë ku një 64 vjeçar në Lezhë u vetëvra si shkak i traumës që pësoi kur u njoh me sëmundjen që kishte, ka reaguar departamenti i lëndëve mjekësore në Universitetin “Luigj Gurakuqi” Shkodër.
Shpesh herë duke patur në fokus vetëm problemet fizike të pacientëve harrojmë se ato janë edhe qënie psiko-sociale thotë shefi i departamentit të lëndëve para-klinike. Në këtë kuadër degët e mjekësisë në Shkodër vitet e fundit kanë hapur edhe programin e dytë të studimeve master professional psikologji-shëndeti ku ofrohen 70 kuota. Pjesë e këtij program studimi mund të bëhen studentë që kanë mbaruar infermieri të përgjithshme, infermieri-mami apo fizioterapi. Fatkeqësisht në vendin tonë ndihma e specialistëve për pacientët e sëmurë mbetet ende në stade jo të kënaqshme duke bërë që të sëmurët dhe familjarët e tyre të përballojnë vetë traumën psikologjike që diagnoza sjell.