Matësit inteligjentë, në Shkodër vijon instalimi në kabina, faza e dytë për abonentët familjarë

Projekti pilot për instalimin e matësve inteligjentë të energjisë elektrike po vijon që të zbatohet edhe në Shkodër. Është drejt përfundimit faza e pare, që ka të bëjë me instalimin e matësve të energjisë nëpër kabina, ndërsa shumë shpejt pritet të nisë faza e dytë e instalimit të matësve inteligjentë për konsumatorët familjarë dhe biznese.

Sipas drejtorit të OSHEE, Armand Zhuka, ky është një sistem i cili nuk lë asnjë rrugë për abuzime, qoftë nga abonenti , qoftë edhe nga punonjësit e OSHEE-së.

Tre qarqe, ai Shkodrës, Vlorës dhe Durrësit janë të parët të cilët kanë përfituar nga ky projekt që Drejtoria e Përgjithshme e OSHEE-së ka lidhur me kompaninë “ACI Enegenieering”  me vlerë 1.3 milionë euro.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.