Matura shtetërore 2024, publikohen datat e provimeve

matura 640x375 1

matura 640x375 1

Ministrja e Arsimit, Ogerta Manastirliu me anë të një postimi në rrjetin social “Facebook” ka bërë publike datat e provimeve për Maturën Shtetërore 2024. Sipas njoftimit, më datë 3 qershor, maturantët do të kenë provimin e parë atë të Gjuhës së Huaj. Për të vijuar më tej me: 10 qershor, Gjuhë shqipe dhe Letërsi, 18 qershor lëndën e Matematikës, 24 qershor, lënda me zgjedhje.

Po më 24 qershor do të jetë provimi, Teori profesionale e integruar me Maturën Shtetërore Profesionale.

Postimi:

Dy lajme me interes për maturantët mbi provimet e Maturës Shtetërore 2024!

Shpallen datat e provimeve të Maturës Shtetërore për nxënësit që ndjekin arsimin e pëgjithshëm dhe atë profesional.

Për orientimin dhe përgatitjen e maturantëve, testet model për provimet e ardhshme, ndryshe nga vitet e shkuara, do shpërndahen në shkolla që në muajin JANAR 2024.

Suksese të gjithë nxënësve tanë

Pas

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.