Matura Shtetërore, provimit i nënshtrohen 1533 maturantë, 10 me aftësi të kufizuar
1533 maturantë i janë nënshtruar në Shkodër këtë të hënë provimit të parë të Maturës Shtetërore, gjuhës së huaj.
10 nxënës janë me aftësi të kufizuar, ku 5 prej tyre kanë kërkuar provim të personalizuar.
Provimi është zhvilluar në 7 qendra të mëdha, ku secila prej tyre ka pasur rreth 220 nxënë, ndërkohë që janë angazhuar 150 arsimtarë për t’i monitoruar. Ndërkohë që në Malësi të Madhe janë 146 maturantë në një qendër provimi, Vau Dejës 117 maturantë, gjithashtu me një qendër provimi si dhe 82 maturantë në Bashkitë Pukë dhe Fushë Arrëz.