“Matura” vijon me matematikën, sipas maturantëve, testi nuk ishte shumë i vështirë

Matematika ishte provimi i tretë për Maturën Shtetërore, të cilit iu nënshtuan 1528 maturantë në Shkodër. Në dalje nga provimi, maturantët shprehen optimistë për rezultatet e provimit, duke shtuar se testi nuk ishte i një shkalle të lartë vështirësie.
Drejtorja e Zyrës Vendore Arsimore, Brisela Kadia , flet edhe për atë që mund të quhet risi e maturës shtetërore, teksa shprehet optimiste për rezultatet e maturantëve shkodranë edhe në rang vendi.
Provimet e maturës shtetërore shënojnë një hap të rëndësishëm në jetën e çdo maturanti. Pas kësaj etape, nis ajo e arsimit të lartë ose e integrimit në tregun e punës.