Nga fillimi i këtij viti matarunatët kanë nisur punën për përsëritjen e të gjitha njohurive dhe koncepteve të reja të marra në 3 vitet e gjimnazit. Kryesisht mësuesit janë fokusuar në lëndët bazë, por duke mos lënë pas dore edhe të tjerat.
Drejtoresha e shkollës së mesme “Myslym Keta“ Blerina Lala sqaron se gjatë këtyre muajve është punuar edhe me testet model për të drejtuar dhe përqendruar të rinjtë më shumë tek ato tema ku hasin boshllëqe.
“Nga fidbeku që kam marrë nga mësuesit lëndor të maturës shtetërore, më rezulton që interesi i nxënësve për këto teste model është shumë i madh, sepse janë teste të orientuara drejt asaj strukture që i pret maturantët në ditën e zhvillimit të testit”, u shpreh drejtoresha e shkollës së mesme “Myslym Keta“ Blerina Lala.
Ndërsa maturantet me aftësi ndryshe ashtu si dhe një vit më parë u është dhënë mundësia të zhvillojnë një test të nivelit më të thjeshtë.
Provimet e maturës këtë vit do të kenë një niveli mesatar vështirësie. Ato do të zgjasin nga 2 orë e gjysmë dhe do të përbëhen nga 60 pikë të mundshme.
Për ditën e sotme (28 shkurt) moti do të vijojë të jetë i paqëndrueshëm me…
Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi informoi të enjten zgjedhësit nga jashtë vendit, të cilëve…
Java e fundit e fazës së tretë të kampionatit “Abissnet Superiore” do të zhvillohet të…
Me 76 vota Kuvendi miratoi të enjten dy aktet normative të Këshillit të Ministrave për…
Figurës së heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastriotit Skënderbe, i është shtuar edhe një tjetër statujë…
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur gjatë orëve të para të pasdites së sotme. Një…
This website uses cookies.