Maturantja ekselente, Anisa Elbasani të ardhmen e sheh në vendlindje, synon të bëhet mjeke
Për Anisën, këto janë ditët e fundit të cilat po i shfrytëzon për të takuar stafin mësimor pranë Gjimnazit “28 Nëntori” në Shkodër. Për maturanten, 3 vitet e gjimnazit do të mbesin një kujtim i pa harruar.
Ka mbaruar gjimnazin me mesatare absolute 10, e po ashtu edhe 2 provimet e para me të njejtin rezultat.
Anisa synon të ndjekë degën e mjeksisë, ndërkohë që të ardhmen e sheh në vendlindje.
Për të rinjtë Anisa ka një mesazh.
Krahas Anisës, në gjimnazin “28 Nëntori”, edhe 80 maturantë të tjerë kanë marrë 10 në provimin e Gjuhës së huaj dhe 32 në Gjuhë shqipe dhe letërsi.