Categories: LajmePolitikë

Mazhorancë-opozitë përplasen në Komisioni hetimor për Shëndetësinë, Vokshi: Keni frikë nga informacionet

Ka nisur sërish me debate mbledhja e Komisionit hetimor për Sterilizimin dhe check-up. 

Shkak i debatit në mbledhjen e sotme është bërë rendi i ditës, ku sipas opozitës, duhet fillimisht të mblidhen provat dhe faktet e më pas të miratohet plani hetimor.

Por nga ana e saj, mazhoranca pretendon se për aq kohë sa ekspertët kanë depozituar planin parparak hetimor, të dhënat paraprake janë mbledhur më herët.

Më vjen keq që keni ardhur për të mos hetuar dhe për të penguar hetimin parlamentar. E keni treguar edhe në komunikimin me nënkryetarin dhe kryetarin e komisionit.

As më intimidoni, as më kërcënoni, as më impresiononi. Do ndjek procedurat parlamentare dhe do zbatoj ligjin.

Miratimi i planit fillon në momentin që janë mbledhur faktet dhe provat që mblidhen pasi merren informacionet e kërkuara nga institucione apo kompani, apo palët që kemi vendosur të adresojmë kërkesat për informacion.

Kemi një objekt të komisionit, kemi bërë planin paraprak, si do hetohet sipas kërkesës që ka bërë opozita dy koncesionet sterilizim dhe check-up.

Pasi vijnë kërkesat për informacion kalojmë planin. Ju keni depozituar plan tjetër do e lexojmë, dhe e kemi vënë si pikë të dytë të rendit të ditës.

Meqenëse një muaj ose keni bojkotuar ose keni penguar, sot ta nisim mbarë.

Ke vepruar në mënyrë të turpshme Petro, Kujdes në këtë komision, mos e ngri zërin”, deklaroi Vokshi e cila pretendon se mazhoranca frikësohet nga mbledhja e informacioneve.

Deputetja socialiste Edona Bilali theksoi se pika 1 e nenit 15 është superuar përsa kohë ekspertët e komisionit, të të dyja palëve politike, kanë depozituar planin paraprak të hetimit.

U lexua disa herë, neni 15 është diskutimi, ndahemi në mënyrën si interpretojmë ligjin.

Mua s’më vjen zor? Pika 1 është e superuar. këto ekspertë që zgjodhëm mbi çfarë informacionesh ndërtuan planin paraprak? Është mbledhur, është superuar pika 1 e nenit 15.

S’mund të bëhet plani i hetimit pa u mbledhur të dhënat. Ju e keni depozituar. Të nisim nga hetimi.

Në momentin që do zbatoni rendin e ditës, jo me marifete siç e ndryshoni listimin e rendit të ditës”, u shpreh Bilali.

Përplasje ka pasur edhe mes deputetit socialist Petro Koçi me kryetaren e komisionit, Albana Vokshi.

Koçi ka akuzuar opozitën se po kërkojnë t’u bëjnë shantazh kompanive për t’iu vendosur gjoba, akuzë ndaj së cilës Vokshi iu kundërpërgjigj duke akuzuar mazhorancën se po kërkojnë të mbrojnë abuzimin kriminal.

“Koncesionet kanë filluar me qeverinë tuaj. Keni frikë nga informacionet. Po kërkoni të mbroni abuzimin kriminal. Këto dy koncesione kanë ndikuar në shëndetit dhe jetën e qytetarëve”, tha Vokshi.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Ministri Vengu: Prioritet, kapitali njerëzor. Nxisim arsimin profesional

Ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu ka bërë me dije se një prej prioriteteve të institucionit…

14 mins ago

Rama për “LA7”: Shqipëria e së ardhmes do të jetë si Italia

“Shqipëria e së ardhmes do të jetë si Italia”, ka qenë kjo deklarata e kryeministrit…

18 mins ago

Shkodër/ Tritol në derën e banesës, policia jep detaje

Një sasi lënde plasëse është hedhur në derën e jashtme të një banese në fshatin…

1 hour ago

Ashtu si një mini-Saturn, Toka ka pasur një unazë rreth saj

Ashtu si një mini-Saturn, rreth 466 milionë vjet më parë Toka ka të ngjarë të…

2 hours ago

“Travel and Tour World”: Shqipëria moment historik të ri në sektorin e turizmit

Shqipëria ka shënuar një vit rekord sa i përket numrit të turistëve. Kështu e nis…

2 hours ago

Kinema – Gëzuar ditëlindjen Sofia Loren, miti i kinemasë botërore mbush 90 vjeç

Diva e madhe, ikona e vërtetë e kinemasë italiane, lindi më 20 shtator 1934 në…

2 hours ago

This website uses cookies.