Pas përfundimit të mandatit 5-vjeçar të Bujar Spahiu, Komuniteti Mysliman i Shqipërisë mban sot (2 mars) zgjedhjet për kreun e ri. Votimi do të bëhet në ambientet e Medresesë së Tiranës, ndërsa procesi është shoqëruar me akuza dhe polemika.
Disa anëtarë të Komunitetit Mysliman janë ngritur në protestë para Medresesë, duke akuzuar për një proces të manipuluar votimi. Sipas tyre, kryetari është zgjedhur paraprakisht dhe se votimi që zhvillohet sot “është vetëm një farsë”.
“Të zbatohet statuti i Komunitetit Mysliman në mënyrë që organet drejtuese të Komunitetit Mysliman të zgjidhen nga besimtarët. Ata nuk e zbatojnë këtë dhe vendosin vetëm përmes manipulimit derisa formohet ai që quhet këshilli i përgjithshëm i cili zgjedh kryetari e Komunitetit Mysliman. Ne kemi denoncuar shkeljet sepse përsërite e njëjta situatë, nuk bëhen zgjedhje, futen kandidatë të manipuluar, nuk lejojnë kandidatë të tjerë. Kjo që bëhet sot është thjeshtë farsë. Kërkojmë gjithëpërfshirje. Ne kërkojmë të ndërgjegjësojmë qytetarët që të reagojnë”, u shpreh njëri prej tyre.
Kombëtarja shqiptare U-17 nis nesër përgatitjet për raundin e dytë të kualifikueseve të Kampionatit Europian…
Donatella Versace largohet nga roli i saj si drejtoreshë kreative në shtëpinë e modës Versace,…
Edhe në konferencën e zakonshme para ndeshjes me Skënderbeun në Shkodër për Superligën, trajneri i…
Letërsia shqipe për fëmijë po përballet me një tkurrje të ndjeshme, duke pasur gjithnjë e…
Pas përfundimit dhe daljes së rezultateve të censusit të shpendëve në liqenin e Shkodrës, lumin…
Këshilli i Qarkut Shkodër zhvilloi mbledhjen e tij të radhës, ku u miratuan me unanimitet…
This website uses cookies.