Mbahen zgjedhjet e përgjithshme në Holandë, qytetarët do të zgjedhin kryeministrin e parë të ri në 13 vjet

894bdd33c8ab4e99b19bd817fcfc9f88

894bdd33c8ab4e99b19bd817fcfc9f88

Qytetarët holandezë do t’i drejtohen sot (22 nëntor) kutive të votimit, në zgjedhjet e përgjithshme që do të sjellin kryeministrin e parë të ri të vendit në 13 vjet. Janë katër parti nga e majta në të djathtën ekstreme që konkurrojnë për t’u bërë më të mëdhatë në parlament.

Janë më shumë se 13 milionë votues që do të hedhin votën e tyre midis orës 7:30 dhe 21:00 në zgjedhjet që mund ta vendosin vendin në një kurs tjetër pas katër qeverive të njëpasnjëshme të Mark Rutte.

Me sondazhet e fundit që tregojnë një rritje të mbështetjes për Partinë e ekstremit të djathtë PVV të Geert Wilders, ditët e fundit të fushatës janë shënuar me diskutime mbi votat taktike dhe marrëveshjet e mundshme të koalicionit.

Udhëheqësja e Partisë Popullore liberale për Liri dhe Demokraci (VVD), Dilan Yeşilgöz-Zegerius , ka thyer precedentin duke thënë se do të punonte me Wilders nëse partia e saj merrte më shumë vota, edhe pse të martën ajo përjashtoi mundësinë që ta mbështeste atë si kryeministër nëse ai fitoi pjesën më të madhe.

Nëse VVD triumfon, Yeşilgöz-Zegerius , një ish-refugjate që përkrah kontrolle më të rrepta të migracionit, mund të bëhet kryeministrja e parë femër e Holandës./ The Guardian

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.