Mbahet Komuniteti Politik Europian, gazetarja e RTSH jep detaje nga Budapesti

Kryeministri Edi Rama është sot i pranishëm në Budapest, për të marrë pjesë në Samitin e pestë të Komunitetit Politik Evropian dhe Këshillit Informal Evropian.

Në takim, që po mbahet në Hungari pas zgjedhjeve presidenciale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, janë të pranishëm liderë të 47 vendetë  kontinentit Europian.

Gazetarja e RTSH-së, Denada Shkodrani, në një lidhje të drejtpërdrejtë nga stadiumi “Puskas Arena” ku po zhvillohet Samiti, dha detaje mbi rëndësinë e organizimit të këtij aktiviteti dhe vendet pjesëmarrëse.

Mbetet me mjaft interes ky takim i cili mbahet një ditë pas zgjedhjeve në SHBA. Gjatë zhvillimit të këtij takimi janë të pranishëm liderët e 47 vendeve të BE, liderët e Ballkanit Perëndimore. Po ashtu pjesëmarrëse janë dhe përfaqësues nga vendet si Moldavia apo Ukraina”, tha gezetarja.

Shkodrani tregon për RTSH-në, se gjatë ditës së sotme liderët janë duke biseduar për çështje të tilla që kanë të bëjnë me sigurinë, dhe për faktin se si pritet të pozicionohen SHBA-të, përsa i takon angazhimit të tyre në NATO.

Ndërsa ditën e nesërme tha ajo, do të mbahet Këshilli Informal Evropian, ku pritet të flitet për rrugëtimin e Gjeorgjisë drejtë anëtarësimin në BE”.

Më tej ajo shtoi se, gjatë punimeve pritet të diskutohen çështje të tjera si; bashkëpunimin rajonal, çështjet e sigurisë, çështjet energjetikes, migracioni, problemet e klimës, energjia por natyrisht dhe për të gjetur zgjidhje për afrimin e vendeve të reja drejtë BE.

Në përfundim, gazetarja raporton për RTSH-në, se në orën 17: 30 kryeministri Edi Rama do të ketë një konferencë të përbashkët shtypi me kryeministrin e Hungarisë, Viktor Orban.

Kujtojmë që Hungaria është shteti që kryeson presidencën e radhës të Bashkimin Europian.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.