Mbahet në Tiranë Konferenca e 15-të Ndërkombëtare e Komisionerëve të Informimit, i pranishëm edhe Rama
Në datat 3-5 qershor mbahet në Tiranë edicioni i 15-të i Konferencës Ndërkombëtare të Komisionerëve të Informimit (International Conference of Information Commissiners-ICIC). Pjesë e kësaj konference do të jetë edhe Kryeministri Edi Rama.
Ky është forumi më i lartë dhe më i rëndësishëm i bashkëpunimit e koordinimit të Autoriteteve botërore regullatore të së drejtës për akses në informacionin publik dhe transparencën.
Tema qendrore e kësaj Konference është “Fuqizimi i individëve nëpërmjet aksesit në informacion, sigurimi i transparencës dhe gjithëpërfshirjes në një botë të ndërlidhur”.
Në këtë aktivitet marrin pjesë mbi 200 përfaqësues të shteteve/juridiksioneve anëtare apo vëzhguese të ICIC nga të gjitha kontinentet, nga organizata ndërkombëtare si Këshilli i Evropës, UNESCO, Banka Botërore dhe OECD, nga bota akademike, shoqëria civile apo media, vendas dhe të huaj.