Mbahet sot Samiti i Procesit të Bërdo-Brijunit! Në fokus, bashkëpunimi BE-Ballkan
Mbahet sot në Mal të Zi takimi vjetor i krerëve të shteteve të rajonit në kuadër të Procesit të Bërdo-Brijunit, ku i pranishëm nga vendi ynë do të jetë Presidenti Bajram Begaj.
Ky i fundit një ditë para samitit, u takua me përfaqësues të forcave të ndryshme politike shqiptare në Malin e Zi.
Ndërkaq, gjatë ditës së djeshme, Presidenti i Malit të Zi përgatiti një darkë mirëseardhje për krerët e shteteve, ndërsa deklaroi se samiti që do të mbahet këtë të martë (8 tetor) paraqet një mundësi për përmirësimin e marrëdhënieve të mira fqinjësore e bashkëpunimin rajonal, si dhe për intensifikimin e dialogut strategjik ndërmjet Bashkimin Evropian dhe vendet e Ballkanit Perëndimor.
Gjatë Samitit, i cili do mbahet në Porto Montenegro, do të zhvillohet seancë plenare, ku do të diskutohen çështjet e përmirësimit të bashkëpunimit ndërmjet vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe vendeve anëtare të BE-së.
Siç u njoftua nga kabineti i presidentit malazez, në këtë takim do të diskutohen çështjet e përmirësimit të bashkëpunimit ndërmjet vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe vendeve anëtare të Bashkimit Evropian.
Gjithashtu presidenti i Malit të Zi Jakov Millatoviq, presidentja e Sllovenisë Natasha Pirc- Musar dhe presidenti i Kroacisë Zoran Millanoviq në përfundim të samitit, do të mbahjnë një konference të përbashkët për mediet.
Gazetari i RTSH, Mario Merhori dha detaje mbi Samitin, duke bërë me dije se në fokus do të jetë rritja e bashkëpunimit mes rajonit dhe Bashkimit Evropian.
Presidenti Begaj do të jetë i pari që do nisë takimet e veçanta mes delegacioneve, atë me Kroacinë, Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut.
“Në orën 09:15 minuta nis procesi i Bërdo Brijunit. Presidenti Begaj do jetë I pari që do nisë takimet e veçanta mes delegacioneve. Delegacioni i Shqipërisë dhe Kroacisë do jetë takimi i parë, më pas takimi me Presidenten e Sllovenisë dhe do vijojë me Presidenten e Kosovës Vjosa Osmani dhe do të ketë pas këtij takimi një konferencë të përbashkët ku do jepen detajet dhe do dalin me një marrëveshje të përbashkët të gjithë liderëve.
Në këtë konferencë do jenë të tre organizatorët.
Në fund të konferencës është parashikuar një takim mes delegacionit shqiptar dhe Maqedonisë së Veriut”, deklaroi Begaj.