Mbahet sot takimi i pestë për dinarin, Kosova dhe Serbia bisedime në Bruksel
Kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë, Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviq pritet të zhvillojnë këtë të enjte (25 prill) takimin e radhës në Bruksel me ndërmjetësimin e emisarit të BE-së, Miroslav Lajçak.
Raundi i fundit i bisedimeve u zhvillua më 18 prill dhe përfundoi pa sukses.
Ditën e sotme mbahet takimi i pestë për të diskutuar rregulloren e Bankës Qendrore të Kosovës, e cila nga 1 shkurti ka ndaluar përdorimin e dinarit serb në territorin e saj.
Bashkimi Europian pret nga palët që të arrijnë një marrëveshje. I dërguari i Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak në takimin e fundit të kryenegociatorëve propozoi një zgjidhje të përkohshme për çështjen e dinarit, i cili u pranua nga pala kosovare, por u refuzua nga Serbia.